Kronikë e zezëRajoniTop Lajme

Aksident me fatalitet ndërmjet një kamioni e dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Shpërndaje

“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 ne autostradën ‘Dr.Ibrahim Rugova’ Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.”, ka thënë Hoxha.

Ai ka treguar se në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera.

“Policia është duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë. Për detaje tjera do te njoftoheni nga kompetentet pas raportimeve shtesë.”, tha Hoxha.

Dy të vdekur e dy të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, u.d i kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Mund ta konfirmoj se dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes në aksidentin në të cilin u përfshinë një kamion dhe dy vetura.”, tha Kryeziu.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin.