Ali Ahmeti nga Dibra: Etnia, gjuha, flamuri, të drejtat kombëtare dhe europa, të paprekshme
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga Dibra ka ngritur alarmin për nëpërkëmbjen kombëtare nga qeveria monoetnike.
“Dibra është kandar për proceset kombëtare dhe nuk nguron ta thotë të vërtetën.
Mllefi dibran për nëpërkëmbjen, poshtërimin, nënçmimin e të drejtave të shqiptarëve është i madh dhe mbrëmë u dakorduam bashkë që kjo situatë është e papranueshme.
Po na largojnë nga Europa, po rrënojnë miqësitë strategjike, po cënojnë barazinë e arritur me aq mund.
Etnia, gjuha, flamuri, të drejtat kombëtare dhe perspektiva europiane janë të paprekshme!” shkruan Ahmeti.