RajoniTop Lajme

Armë, eksploziv dhe shpërthime, policët e Shkodrës nën shënjestrën e bandave

Shpërndaje

SHKODËR- Situata në rrafshin kriminal nuk ka ndryshuar shumë që nga shfaqja e këtij dokumentari të Inside Story në nëntorin e 2023-it. Në vorbullën e luftës mes grupeve kriminale, e gjejnë veten shpeshherë policët. Ata duhet të mbrojnë ligjin dhe bëjnë detyrën. Kjo i ekspozon ndaj kërcënimeve të krimit.

Duhet thënë, se grupet kriminale nuk kanë asnjë rezerve as kur bëhet fjalë për njerëzit e ligjit të cilët nëse nuk arrijnë ti blejnë, i kërcënojnë.

Nga viti 2020 deri në vitin 2024 në Policinë e Qarkut të Shkodrës janë kryer 13 atentate që kanë pasur si shënjestër policët, ngjarje të dyshuara për shkak të detyrës.

“Nga këto: Në 7 raste është vendosur lëndë plasëse

Në 3 raste është hetuar për veprën “shkatërrimi i pronës me zjarr”

Në 3 raste janë hetuar për veprën “vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “armëmbajtja pa leje”.

8 vepra janë kryer ndaj punonjësve të Komisariatit të Policisë Shkodër, 1 ndaj punonjësit të Policisë Pukë dhe 4 ndaj punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër”.

Nisur nga mënyra e realizimit të atentateve, duket se metoda më e preferuar që ka zgjedhur krimi është ajo me lëndë plasëse, eksploziv dhe, jo më kot.

“Metoda më e përhapur është me eksplozivi, pasi është shumë e vështirë për të gjurmuar, apo gjetur autorin. Eksplozivi nuk lë shenja mbrapa, prandaj dhe organet ligjzbatuese e kanë shumë të vështirë që ta zbardhin ngjarjen”, u shpreh Sadedin Fishta, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policëve./Top Channel