MaqedoniTop Lajme

BDI: Shfuqizimi i “Balanuesit”, do të ngjallë pakënaqësi tek qytetarët

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim alarmon se me shfuqizimin e Balancuesit , mund të ngjallen pakënaqësi te qytetarët, pasi që shfuqizohet një instrument punësimi, në mungesë të zgjidhjes së re.

“Ligji nuk ekziston, është akoma në ajër dhe mendoj që është shumë e papjekur dhe joserioze të bisedohet për një zgjidhje që nuk ekziston akoma dhe të ndërpritet një zgjidhje që për momentin është një mekanizëm i cili ka funksionuar, por normal që ka pasur edhe dobësitë e veta. Nëse kjo shkon në favor të politikës së VMRO – DPMNE-së, duke marrë parasysh premtimet e tyre se do të vepronin në këtë drejtim, mendoj që do të ngjallë pakënaqësi te qytetarët.”, – deklaroi Arbana Pasholli.