Blinkeni në Tel Aviv për të 11-tën herë që nga nisja e luftës në Gaza
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka zbarkuar në Tel Aviv për të 11-tën herë që nga nisja e luftës në Gaza, me shpresë për të arritur një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme.
Përpjekjet e tij të mëparshme kanë dështuar, ndërsa konflikti është zgjeruar edhe në Liban. Këtë herë, shpresa e tij për sukses është rritur pas eliminimit të kreut të Hamasit, Jahja Sinwuar, nga forcat izraelite, raporton Klan Kosova.
Gjatë këtij udhëtimi, Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe më pas të vazhdojë vizitat në Jordani, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kjo vizitë vjen kur Nentajahu, i cili po lufton në gjashtë të fronte të ndryshme me Hamasin e Hezbollahun, po e shqyrton edhe hakmarrjen e raketave që erdhën nga Irani.
Këtë republikë islamike, ushtria hebraike po e akuzon se është burimi kryesor i parave të majme për grupin militant libanez të Hezbollahut.
Zëdhënësi ushtarak izraelit, Admirali Daniel Hagari, ka akuzuar Hezbollahun se merr mbështetje financiare nga Irani dhe populli libanez, duke theksuar se inteligjenca izraelite ka zbuluar një bunker të mbushur me para dhe ar nën një spital në jug të Bejrutit, që i përkiste ish-udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah./Klankosova.tv