BotaTop Lajme

“Dua punë” – Donald Trump shfaqet duke skuqur patate në McDonald’s

Shpërndaje

Donald Trump është paraqitur në një McDonald’s në Filadelfia dhe tentoi të skuqte patate por edhe të shërbente.

Kandidati i Republikanëve për president i tha pronarit të biznesit se po kërkonte për një vend pune, teksa shtoi se gjithnjë ka dashur të punonte në një fast food.

Pasi u paraqit, Trump hoqi xhaketën, vendosi një përparëse ngjyrë të zezë dhe të verdhë dhe nisi të merrej me skuqjen e patateve.

I rrethuar nga kamerat, ai i zhyti një shportë me patate në vajin që po skuqej, u hodhi kripë dhe më pas ua dorëzoi klientëve që po prisnin në dritaren jashtë.

Me mijëra njerëz pritën në radhë në rrugën përballë restorantit për të parë ish-presidentin teksa shërbente.

Qëllimi i vizitës, siç e tha edhe vetë ish-presidenti ishte që të ngacmonte kundërshtaren Kamala Harris, e cila ka deklaruar se ka punuar në zinxhirin e fast food-it, në vitet kur ishte studente.

Trump nga ana tjetër pretendon se Harris nuk ka punuar kurrë aty.

Nga Georgia ku ndodhej për fushatë, Harris deklaroi për mediat se vizita e rivalit të saj te McDonald’s ishte një shenjë dëshpërimi i manjatit të pasurive të paluajtshme.