BotaTop Lajme

Erdogan bën thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit

Shpërndaje

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi sot Kombeve të Bashkuara të vendosin një embargo armësh ndaj Izraelit, që sipas tij, do të jetë një “zgjidhje efektive” për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Këtë deklaratë presidenti turk e bëri pas një takimi disa orësh me ministrat e jashtëm të Rusisë, Iranit, Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Izraeli kërkon provokime për të zgjeruar konfliktet në rajon […]. Një embargo e armëve ndaj Izraelit nga Kombet e Bashkuara do të ishte një zgjidhje efektive për t’i dhënë fund agresionit izraelit”, ka thënë ai.

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se koha e diplomacisë ka mbaruar, duke bërë thirrje për sanksione ndaj Izraelit.

“Nuk na mbetet gjë të themi diplomatikisht, politikisht… kemi mbaruar me këtë. Ne kemi nevojë për mjete të tjera”, tha Fidan./abcnews.al