BotaTop Lajme

Erdoğan: Vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë derisa organizata terroriste FETO të eliminohet plotësisht

Shpërndaje

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan tha se vendi i tij do të vazhdojë luftën kundër organizatës terroriste FETO, përkundër vdekjes së kreut të saj, raporton Anadolu.

“Vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë derisa organizata terroriste FETO të eliminohet plotësisht”, u shpreh presidenti Erdoğan.

Ai mbajti një fjalimin në Mbledhjen e Zgjeruar të Kryetarëve të Provincave të mbajtur në sallën e konferencave të AK Partisë.

“Me vdekjen e kreut të tradhtarëve (organizatës terroriste FETO), zemrat e familjeve të dëshmorëve u ngushëlluan sadopak. E pamë se çfarë ndodh me ata që e tradhtojnë Türkiyen”, tha Erdoğan, duke shtuar:

“Të gjitha institucionet e shtetit tonë, si në vend, ashtu edhe në pjesët më të largëta të botës, do të ndjekin nga afër tufën e hienave të FETO-s”.

Presidenti Erdoğan gjithashtu uroi që Samiti i Kazanit të jetë i dobishëm, duke theksuar: Si Türkiye, ne sinqerisht dëshirojmë të zhvillojmë bashkëpunimin tonë me BRICS-in.

Duke folur për situatën në Lindjen e Mesme, presidenti i Türkiyes tha: “Po mundohemi të forcojmë frontin e brendshëm, pasi zjarri të cilin Izraeli e ndezi në Gaza dhe po e çon tani në Liban, dita-ditës i afrohet kufijve tanë”.