Fronti Evropian e quan 100 ditë dështimi, nënçmimi dhe përbuzje periudhën e VLEN-it në qeveri me VMRO-në
Dështim, nënçmim e përbuzje është përshkrimi që fronti Evropian u bën 100 ditëve të para të qeverisë. Kritikat e tyre u adresuan kryesisht te përfaqësuesit shqiptar në qeveri, për ligjin e gjuhëve, largimin e, siç thonë ata, shqiptarëve nga institucionet, balancuesin, etj, shkruan Alsat.
Ata thanë se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e kësaj qeveria për të legjitimuar politikat shtypëse. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti paralajmëroi konferenca për shtyp të përditshme nga koalicioni për të kundërshtuar dështimet.
“Diellin përmbi kokë një pëllëmbë do t’ua sjellim sepse nuk meritojnë shqiptarët dhe komunitetet e tjera këtë nënçmim e përbuzje. Ne nuk jemi të interesuar fare të jemi pjesë e kësaj qeverie. Madje kur dëgjoj gjëra të tilla irritohem dhe le ta dinë të gjithë, ne nuk jemi gomë rezervë që kushdo që ka defekte në rrugë, të na vendosë. Mos bëjnë hajgare e majtap me çështje të mëdha. Kontestohet ligji i gjuhës. Mos prek në plagë të vjetra mor vëlla. Hajdeni të hapim hetim për të gjithë funksionarët, prejardhjen e pasurisë së tyre. Por, s’ua mban, se kanë hyrë leckamana, e janë bërë milionera e miliardera”, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ahmeti në fjalimin e tij ironizoi me funksionarët e VLEN dhe qëndrimet e tyre politike për çështjet etnike.
“I keni parë, a doli Snopçja, thash hej i lumtë këtij burri. Të nesërmen, “jo jo, politikë ishte ajo”. Doli Arbeni nga Amerika tha “heshtni, heshtni se unë jam në Amerikë, kur të vi do t’u rregulloj”. i lan institucionet pa shqiptarë, i lanë me dilema për gjuhë, për flamur. E huqi ai kryetari i Zjedit flamurin prej aty ku e mbante Talati. Kështu bëhen reformat, ndryshimet. Përsëri ne hasëm nuk i kemi, edhe ata janë njerëz që aderojnë e kemi punuar bashkë madje. Madje Ziadini e bëri kryetar Arbenin, s’e bëra unë. Mbaje tash, Zejdi e bëri kryetar Afrimin, mbaje. Nëse mua më iku nënkryetari, juve kryetarët u kanë ikur andej”, vazhdoi ai.
Krerët e Frontit Evropian ftuan VLEN të lej qeverinë dhe të rreshtohet me Frontin, siç thanë ata, në interes të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera. Madje disa prej tyre kërkuan zgjedhje të parakohshme.
Kreu i ASH-së Ziadin Sela paralajmëroi rezistencë.
“Na thoni, deri ku e keni planin që të shkoni për të shtypur shqiptarët dhe komunitetet tjera dhe ne qartas do t’u përgjigjemi që do të kenë rezistencë, rezistencë të paparë nga Fronti Evropian, bashkë me shqiptarët dhe me komunitetet tjera. Ajo që ne u themi juve e dini çka është, s’vijmë ne te pushteti, hajdeni ju te ne. Ta bëjmë Frontin tamam kuptimplotë e t’ia tregojmë vendin Hristijan Mickoskit, duke ja treguar linjat e kuqe se si dhe deri ku ka të drejtë që të merret dhe të sillet me këtë popull”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Edhe pse nuk u zbardhën hapat që do të përfshijë rezistenca e tyre, një nga mundësitë që u përmend ishin edhe protestat. Kreu i BDI-së Ahmeti tha se do të fillojnë edhe takimet me qytetarët dhe