MaqedoniTop Lajme

Fshati Zajaz Çelikaj i Kërçovës, shumë shtëpi, pak njerëz: Dikur ishim të varfër, por të lumtur! (Video)

Shpërndaje

Ky është fshati Zajaz Çelikaj. Shumë shtëpi të reja dhe të bukura, por në pak tyre jeton ndokush. Rrugës nuk takuam asnjë banorë në fshat, andaj filluam të trokisnim nëpër dyer kur shihnim se kishte dritare të hapura. Në oborrin e tij takuam axhën Milaim i cili jetonte vetëm me bashkëshorten. I vjen keq që askush nuk ka interes për fshatin.

Pak më lart takuam edhe Hamdi Baftirin, i cili 40 vite ka jetuar në mërgim e tani është kthyer në vendlindje me bashkëshorten.

As xha Milaimi nuk ka shpresa se rinia do të kthehet.

Fshati nuk posedon kanalizim dhe ujërat e zeza derdhen rrugës, siç mund ta shihni në pamje, ndërsa as rrugët nuk bëjnë.

E ky objekt i vogël që e shihni është shkolla e fshatit që përballet me mungesë nxënësish, si pasojë e migrimit masiv nga vendi.