Izet Mexhiti: Vijon destabilizimi i Frontit Europian pasi ata nuk i lidh ideologjia, por vetëm pushteti
Izet Mexhiti ka hedhur poshtë pretendimet se vijon destabilizimi i vendit dhe se me informacionet e fundit që lideri i PDSh-së, Menduh Thaçi largohet nga FE-ja, sipas tij, është tregues se vijon destabilizimi i koalicionit opozitar, transmeton TV21.
I pyetur nga gazetarët, Mexhiti tha se destabilizimi i FE-së do të vijojë ngaqë ata nuk i bashkojnë vlerat europiane apo ideologjia, pro dëshira për pushtet.
“Fronti Europian janë bashkë jo për vlera europiane apo ndonjë ideologji, por qëllimi i vetëm i tyre është që të jenë sërish në pushtet. Në momentin kur nuk kanë pushtet, nuk ka çfarë t’i bashkojë. Momentin kur nuk janë në pushtet, ngadalë por sigurt… Do të thotë nuk destabilizohet as Qeveria dhe as shteti, por destabilizohet Fronti Europian. Do të thotë ky është vetëm fillimi i fundit të tyre”, tha Mexhiti.