Jakup Krasniqi merr lajmin e rëndë, humb një njeri të afërt
Jakup Krasniqi aktualisht ndodhet në Hagë. Po bëhen katër vite që kur ai dhe bashkëluftarët e tjerë të tij, Hashim Thaҫi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi ndodhën atje, duke u gjykuar për krime lufte.
Ende nuk është marrë vendimi i fundit lidhur me ta.
Sot Jakup Krasniqi ka pranuar lajmin se vëllau i tij, Azemi ka ndërruar jetë.
Familjarët e tyre tashmë kanë bërë të ditur se ai do të varroset nesër në fshatin e tij të lindjes, Negroc.
“Të nderuar familjarë, miq e dashamirë,
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, babai (Azem Januz Krasniqi).
Varrimi bëhet nesër më 06.10.2024, në ora 17:00, në varrezat e lagjës “Llokme” në Negroc”, shkruan djali i të ndjerit në facebook.
Ngushëllime familjes Krasniqi!