“Janë arrestuar 14 doganierë, një ish-doganier dhe një polic”, Prokuroria me detaje nga aksioni “Kalimi”
Prokuroria ka dalë me informacione shtesë nga aksioni i djeshëm i policisë ndaj punonjësve në Drejtorinë e Doganave, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, në aksioni e koduar “Kalimi” janë bastisur 26 lokacione në rajonin e Strumicës dhe Gjevgjelisë, ndërsa janë arrestuar 14 doganierë, një zyrtar i pensionuar i Drejtorisë së Doganave dhe një polic. Nga Prokuroria thonë se gjatë bastisjeve janë gjetur 50.000 euro, që dyshohet se janë marrë si ryshfet. Aksioni ka nisur pasi një person ka denoncuar rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndaj 3 personave.
“Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik deri te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozime për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë të dyshuarve, ndërsa për dhjetë të dyshuarit e tjerë ka propozuar masë të kujdesit”, shtojnë nga Prokuroria.