Ka ndërruar jetë profesoresha e UT-së, Flamure Ibrahimi – Sadiku
Ka ndërruar jetë Flamure Ibrahimi-Sadiku, profesoreshë e Universitetit të Tetovës.
Me këtë rast mortor, Universiteti i Tetovës ka shprehur ngushëllime familje.
Telegram ngushëllimi:
Me dhimbje të thellë e mësova lajmin e ndarjes nga jeta të profesoreshës sonë të nderuar Flamure Ibrahimi – Sadiku. Humbja e saj është e pazëvendësueshme për studentët dhe për të gjithë kolegët. Profesoresha Flamure nuk ishte thjesht një pedagoge e shkëlqyer dhe një profesioniste e palodhur, por edhe një njeri me shpirt të pastër, që përhapte dashuri, durim dhe besim në çdo auditor. Me përkushtim dhe dashuri të rrallë për studentët dhe punën e saj, ajo i frymëzonte ata çdo ditë, duke u bërë një model i papërsëritshëm për të gjithë.
Fjalët janë të pakta për të shprehur dhimbjen që ndiejmë për humbjen e saj, por mirënjohja mbetet e pafund për gjithë kontributin e saj të vyer që e ka dhënë për Universitetin e Tetovës” ka shkruar Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.