Maqedoni

Komuna e Tetovës përuroi vendparkimin e ri në Bllokun Urban 100

Shpërndaje

Sot, Komuna e Tetovës ka përuruar vendparkimin e ri në Bllokun Urban 100, një projekt që transformon këtë zonë të qytetit, duke e kthyer atë në një hapësirë moderne parkimi dhe përmirësuar ndjeshëm pamjen e saj. Në përurim mori pjesë Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili shprehu angazhimin e tij për ta bërë Tetovën një qytet të denjë për standardet e një mjedisi urban të zhvilluar.

Ky projekt u realizua pas largimit të garazheve të improvizuara nga qytetarët, të cilat ishin ndërtuar pa standarde dhe i jepnin një pamje të papërshtatshme këtij blloku.

Vendparkimi i ri është ndërtuar në përputhje me të gjitha standardet e nevojshme, duke ofruar jo vetëm lehtësi për parkimin e automjeteve, por edhe një estetikë të përmirësuar për këtë pjesë të qytetit.

Kryetari Kasami theksoi se ky përmirësim është një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën drejt një Tetove moderne dhe të organizuar, ku komoditeti dhe siguria e qytetarëve janë përparësitë kryesore të Komunës.

Ky investim është dëshmi e përkushtimit për t’iu përgjigjur nevojave të komunitetit dhe për të ndërtuar një qytet më të mirë për të gjithë.