Konkursi për kuzhinierë e staf mbështetës, Ministria e Mbrojtjes del me njoftim të ri
Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim të ri rreth konkursit për kuzhinierë e staf mbështetës.
Ajo ka publikuar disa dokumente në të cilët janë aplikacionet dhe ka treguar mënyrën e dorëzimit të aplikacioneve.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë qytetarët e interesuar për të aplikuar në pozitat e lira për kuzhinierë e staf mbështetës, se në dokumentet e publikuara gjeni aplikacionin.
Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit, Kati Përdhes, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
Gjithashtu, në linkun në vijim gjeni kriteret e përgjithshme si dhe formularin për aplikim.