Bota

Kryeministri spanjoll: Të ndalet furnizimi me armë i Izraelit

Shpërndaje

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalë së furnizuari me armë Izraelin. Sipas tij kjo ndihmë kontribuon në përshkallëzimin e dhunës.

“Është urgjente, në dritën e asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme që komuniteti ndërkombëtar të ndalë eksportimin e armëve drejt qeverisë izraelite”, ka thënë ai gjatë një takimi me Papa Françeskon në Romë.

Kështu Sanchez pason presidentin francez Macron që pak kohë më parë kërkoi të njëjtën gjë. Spanja e ka njohur shtetin palestinez, çka ka provokuar reagime nga TelAvivi zyrtar.