Rajoni

Kurti për vizitën në Leposaviq: Qeveria synon ta kthejë një objekt në maternitet, foshnjat po regjistrohen në Novi Pazar

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se ka vizituar Komunën e Leposaviqit, për të parë nga afër procesin e mamografisë për gratë e kësaj komune, raporton Ekonomia Online.

Ai në mbledhjen e Qeverisë ka apeluar te gratë që të kryejnë sa më shumë mamografi, si masë parandaluese të kancerit. Kurti tha se kanë vizituar edhe një objekt që do të mundë ta shndërrojnë në maternitet për gratë nga Leposaviqi ngase foshnjat po regjistrohen në Novi Pazar.

“Bashkë me ministrin Vitia pamë nga afër edhe një objekt, një ndërtesë për ta vlerësuar mundësinë e kthimit të saj në maternitet që i plotëson nevojat e grave nga Leposaviqi, në mënyrë që ato të mos kenë nevojë për të kaluar kufirin e për të udhëtuar me dhjetëra kilometra deri në Novi Pazar e ku më pastaj po ia regjistrojnë foshnjat si banorë të Serbisë”.

“Pas Leposaviqit, mamografi do të vazhdojë në Viti. Gjatë qëndrimit në Leposaviq pamë një ndërtesë për ta mundësuar kthimin e saj në maternitet që i plotëson nevojat e grave të kësaj komuna që të mos kenë nevojë të kalojnë kufirin”, tha Kurti, teksa foli edhe për vendimin për rritjen e pensioneve.

“Kjo javë nisi me një lajm të mirë për pensionet ku u rriten pensionet për 20 për qind. Ndërkaq nga janari do të rritet edhe pensioni për kategoritë e luftës, përkatësisht familjet e dëshmorëve”.

“Reforma pensionale do të sigurojë që ata që punuan për këtë vend do të kenë trajtimin e merituar. Të gjitha këto rritje janë bërë për ta zbatuar pro