Kurti përmend Banjskën në Poloni: Tani më shumë se kurrë, kemi nevojë për mbështetjen e NATO-s
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit gjatë fjalimit që ka mbajtur në kuadër të sesioneve të Forumit të Varshavës për Siguri (WSF).
Kurti ka thënë Serbia po minon paqen në Ballkanin Perëndimor duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të fqinjëve të saj, përfshirë Kosovën.
“Vitin e kaluar, aksionet e njëpasnjëshme agresive të Serbisë kulmuan me një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023. Militantë të armatosur të trajnuar në Serbi, me armatim prej miliona euro, hynë në vendin tonë, duke organizuar një sulm nga Manastiri Ortodoks i Banjskës. Qëllimi i tyre ishte të përsërisnin veprimet e Rusisë të vitit 2014 në Donbas.”, ka thënë Kurti.