RajoniTop Lajme

LIVE/ Opozita në Shqipëri bllokon rrugët, paralizohet qarkullimi në 6 kryqëzimet kryesore të vendit

Shpërndaje

Nga ora 17:00 e pasdites opozita e bashkuar dhe mbështetësit e saj po mbajnë të bllokuara akset rrugore në 6 pika të rëndësishme të vendit. Ajo kërkon të çojë vendin në zgjedhje me një qeveri teknike.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë nisur protestën, e cila si bllokon objektivin e disa prej tyre kërkon kryesore të vendit si “Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”; Rreth rrotullimi Milotit; Rreth rrotullimi Shkozetit; Rreth rrotullimi Bradasheshit; Rreth rrotullimit Rrogozhinës dhe Rreth rrotullimit Levanit.

Disa deputetë të PD-së po drejtojnë protestuesit e degëve të Tiranës, të Dibrës, Elbasanit, Fierit, Durrësit, etj.

Opozita ka kërkuar leje për 3 orë protestë. Sipas saj, protesta ka si qëllim edhe lirimin e të burgosurve politikë siç i konsideron PD dhe PL arrestimin e Ilir Metës dhe arrestin në shtëpi të Sali Berishës.

Kjo është protesta e dytë kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike si reagim pas dënimit me 1 vit burg të nënkryetarit të grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji, i cili u shpall fajtor nga gjykata për “Kallëzim të rremë” lidhur me dosjen “Babalja”. Tashmë, opozita ka shpallur mosbindjen civile, akti i parë i së cilës ishte djegia e karrigeve në oborrin e Kuvendit si dhe bllokimi i seancave plenare.

https://www.youtube.com/watch?v=XnPBVtLBNcc