LIVE VIDEO: Ndriçohet nga flakët qielli i Tel Aviv, Irani sulmon me rreth 500 raketa

Shpërndaje

LIVE VIDEO: Ndriçohet nga flakët qielli i Tel Aviv, Irani sulmon me rreth 500 raketa

Rreth 500 raketa ka lëshuar Irani në drejtim të Izraelit shkruan Jerusalem Post.

CEO i Magen David Adom, Eli Bin, njoftoi se pati një goditje të drejtpërdrejtë në një ndërtesë në veri të Tel Avivit, në rrugën George Weiss.

Shumë rënie të tjera u regjistruan në Tel Aviv, si dhe në Dimona, Nabatim, Hora, Hod Hasharon, Beer Sheva dhe Rishon Lezion.

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se sulmi është në përgjigje të vrasjes së Nasrallah dhe nëse Izraeli përgjigjet do të pësojë një goditje të fortë.

Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore po dëgjohen gjithandej Izraelit.

Ushtria izraelite njofton se banorët janë urdhëruar të shkojnë në vend-strehime apo të qëndrojnë pranë tyre.

Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris janë në takim me ekipin e tyre të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar sulmin ajror iranian ndaj Izraelit.

Alarmi për një sulm iranian ndaj Izraelit u dha para pak orësh nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i cili nënvizoi se nëse kjo ndodh do të kishjte pasoja për Teheranin. /VOA