Mickoski: Ligji i ri për përfaqësim të drejtë të dërgohet në Komisionin e Venedikut!
Përkundër përpjekjeve të partnerëve të koalicionit nga VLEN që të miratohet sa më shpejtë propozimligji I paralajmëruar për përfaqësim të drejtë, si zëvendësim i “balancuesit”, lideri I VMRO-DMNE-së dhe Kryeministri Mickoski vlerëson se më e rëndësishme është cilësia e zgjidhjes.
Ai sygjeron që pasi ta marrë versionin final, zgjidhja të dërgohet edhe në Komisionin e Venecias.
HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Zgjidhja e re ligjore duhet të jetë konform Kushtetutës dhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Ndoshta është më mirë që para se të miratohet në parlament, të dërgohet në këtë komision, që të mos vijmë sërish në këtë situatë. Ne nuk mund të shtiremi si ekspertë juridiko-kushtetues, për shkak se nuk jemi dhe nuk guxojmë të themi se si duhet. Ndoshta pasi të kristalizohet, zgjidhja të dërgohet në Komisionin e Venecias, ata të thonë nëse është në rregull ose jo, atehërë të miratohet”
I pyetur për të komentuar deklaratën e Bilall Kasamit, rreth paralajmërimit që monedhat të jenë edhe në gjuhën shqipe, Kryeministri Mickoski u përpoq të sqarojë se nuk bëhet fjalë për kërkesë, por koment për politikat e BDI-së.
HRISTIJAN MICKOSKI
“Deklarata e Kasamit nuk është në drejtim që të ketë monedha dygjuhëshe, port ë potencojë se kur BDI-ja thotë se ka implementim të plotë të dygjuhësisë, në fakt nuk e flet të vërtetën. Këtë deshi ta thotë. Më shumë është metaforë. Nuk është kërkesë por koment për politikat e BDI-së”
Letra drejtuar BE-së është duke u përgatitur, para se ta dërgoj dua të kem një pasqyrë më të qartë se ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë, deklaroi Kryeministri Mickoski, I pyetur të komentojë se deri ku është përgatitja e letrës me ide të reja për vazhdimin e negociatave dhe nëse pret një opsion apo optimizëm ndryshe nga Unioni.
HRISTIJAN MICKOSKI
“Letra është duke u përgatitur. Nesër do të udhëtoj për në Berlin, do të ketë një takim të Procesit të Berlinit, do të bisedoj me një numër të madh të politikanëve evropianë, para se të dërgoj letrën dua të kem një pasqyrë pak më të qartë se deri ku mundemi dhe çfarë mund të bëjmë”
Kryeministri Mickoski, fundjavën e kaluar paralajmëroi se përmes kanaleve të ndryshme institucionale do të drejtohet dhe do të punojë me Komisionin Evropian dhe partnerët për të gjetur një zgjidhje dinjitoze dhe në përputhje me interesat kombëtare.
Ai thotë se s`ka informacione nëse Kryeministri hungarez, Viktor Orban, më 7 nëntor në Budapest, ka për qëllim t`i ulë në një tryezë të përbashëkt Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Presidentin Bullgar, Rumen Radev, duke deklaruar se është I gatshët që të bisedojë.