Mickoski: Më vjen keq që BDI-ja dhe Ali Ahmeti e krahasuan partinë e tyre me gomë për shpëtim
Duke komentuar deklaratat e djeshme të lideri të BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministri Hristijan Mickoski tha se i vjen keq që ai e krahasoi partinë e tij me gomë për shpëtim.
“BDI-ja ngadalë, por sigurt, po mësohet si parti opozitare. Më vjen keq që udhëheqja e BDI-së dhe Ali Ahmeti e krahasuan partinë e tyre dhe anëtarët me gomë për shpëtim. Kam pritur kreativitet më të madh”, tha mes tjerash Mickoski.