MaqedoniTop Lajme

Mickoski në Samitin Evropian në Salzburg: E ardhmja e Maqedonisë është në BE

Shpërndaje

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski sot mbajti fjalim në panelin dhe prezantimin e tij në Samitin e 20-të Evropian në Salzburg, kushtuar të ardhmes dhe reformave të Bashkimit Evropian. Veprimtaria e organizuar nga Instituti i Rajoneve të Evropës (IRE), Kongresi Evropian, me rreth 700 të ftuar dhe mbi 60 folës nga e gjithë Evropa, mbahet këtë vit për të 20-tën herë nën moton “BE: Nuk ka të ardhme pa reforma”. Mickoski në Facebook ka bërë të ditur se në prezantimin e tij ka theksuar se e ardhmja e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në atë rrugë vendi ka bërë lëshime dhe hapa të shumtë që dëshmojnë përkushtimin e saj për të ardhmen evropiane.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Ajo që mungon është vullneti i ndjekur nga veprimet që rajoni të kalojë realisht nga dhoma e pritjes evropiane drejt realizimit të së ardhmes evropiane. E ardhmja e rajonit është në transformimin dhe ndërlidhjen ekonomike dhe politike. Ne po luftojmë që kompanitë maqedonase të dalin përtej kufijve, të ndihmojnë eksportet dhe të tërheqin kapital të huaj”.

Mickoski tha se në këtë periudhë të shkurtër kanë treguar rezultate dhe së bashku do të bëjnë shumë më tepër.

Të martën Kryeministri Mickoski do të ketë takim me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg.