MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Propozim-Buxheti kaloi dje në mbledhjen e Qeverisë, pres 3,7 për qind të jetë mesatarja e rritjes vitin e ardhshëm

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot mori pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë në vendbanimin Novo Sellë të Komunës së Gjorçe Petrovit, pas së cilës, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, se sa rritje parashikohet në Propozim-Buxhetin që u miratua në mbledhjen e djeshme të Qeverisë bëri të ditur se pritet 3.7 për qind të jetë rritja mesatare për vitin e ardhshëm.

“Po, buxheti ka kaluar në mbledhjen e Qeverisë, duhet t’u paraqitet deputetëve këto ditë. Pres që 3.7 për qind të jetë rritja mesatare vitin e ardhshëm. Pres që në tremujorin e tretë të lëvizë ndërmjet 2.5 dhe 3 për qind. Pres në tremujorin e katërt ndërmjet 3 dhe 3.5 për qind dhe nuk do të habitesha nëse tremujori i parë i vitit, nëse gjithçka shkon ashtu siç e projektojmë dhe me investimet e kompanive dhe investimet e shtetit, të arrijmë në katër. Dhe nuk do të habitesha që vitin e ardhshëm të jetë 3.7 më shumë, sepse këta janë treguesit që kemi aktualisht në dispozicion. Ka ende disa gjëra që duhet të fillojnë të funksionojnë, disa fabrika që nuk kanë filluar ende. Unë pres që të fillojnë në periudhën e ardhshme. Pra këtë vit jemi gjegjësisht, projeksioni për vitin e ardhshëm është 3.7, por nuk do të habitesha nëse do të ishte edhe më shumë”, deklaroi Kryeministri.

Kryeministri shtoi se investimet kapitale janë në nivelin 50 miliardë, nga të cilat 32 miliardë janë nga buxheti, 18 miliardë të mbetur janë nga ato programe vijuese.

“Investimet kapitale janë diku në nivelin 50 miliardë, nga të cilat 32 miliardë janë nga Buxheti, 18 miliardë të mbetur janë nga ato programe vijuese, si dhe të reja që do të pasojnë. Deficiti buxhetor është rreth 41-42 miliardë, ndaj pres, duke pasur parasysh të gjitha aktivitetet në terren që janë përshpejtuar, dhe pres që më në fund një përkushtim të fortë nga Bullgaria për hekurudhat e Korridorit 8 të jetë i qartë për publikun dhe gjërat do të fillojnë të lëvizni këtu. Kështu që nuk do të habitesha nëse shkojmë dhe i shohim katërshen vitin e ardhshëm”, theksoi Kryeministri Mickoski.