Osmani: Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim rajonal.
“Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”, ka shkruar Osmani në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook pas takimit vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione.
Tutje ajo ka falënderuar presidentët Milatoviq, Pirc-Musar dhe Milanoviq për ardhjen e tyre në takimin e liderëve, teksa ka shtuar se kanë diskutuar rreth vizionit për të ardhmen e rajonit.