Osmani në SHBA, merr pjesë në Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.Vizitën e saj, presidentja Osmani e ka nisur në Institutin Ndërkombëtar Republikan.
“Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës”- ka bërë të ditur Osmani, përmes një postimi në Facebook.
Ajo ka falënderuar organizatorët për ftesën për pjesëmarrje.