Përleshje të armatosur në Çair, zbarkon njësia speciale

Shpërndaje

Raportohet për përleshje të armatosur në Çair të Shkupit, në rrugën “Xhon Kenedi”.

Me armë zjarri është qëlluar në drejtim të një personi me inicialet A.B. i cili ka marrë katër plagë me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në Qendrën Klinike ku po lufton për jetën.

Rrugët që shpien drejt vendit të ngjarjes janë mbushur me policë të njësitit special.