Reagon zv.kryeministri Fetai: A ka patur Balancues për njësinë speciale të policisë Tigrat…
Pas shfuqizimit të Balancusit nga Gjykata Kushtetuese, reagon zv.kryeministri Arben Fetai ndaj ish qeverisë së kaluar duke i pyetur, a ka patur Balancues për njësinë speciale të policisë Tigrat, Agjencinë e Filmit, Akademinë e shkencave… transmeton ALBAZONE MEDIA.
Reagimi i plotë:
A ka patur Balancues për njësinë speciale të policisë Tigrat ku nuk gjindej asnjë shqiptar që din not❓
A ka patur Balancues për Agjencinë e Filmit ku nuk ka asnjë shqiptar❓
A ka patur Balancues në Akademinë e shkencave ku nga 61 të punësuar vetëm një është shqiptar❓
A ka patur Balancues në gjykata ku përfaqësimi shqiptar është nën 10%❓
Vetë Gjykata kushtetuese e mbushur me njerëz të SDSM-BDI, e cila duhet të kujdeset për parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, nuk e zbaton Balancuesin dhe përfaqësimi i shqiptarëve është nën 10%⁉️
A ka patur Balancues në gjithë ato qindra e qindra raste të faktuara ku maqedoni e zinte vendin e shqiptarit me deklaratë të rrejshme përkatësie❓
❌ Balancuesi nuk ka qenë në shërbim të shqiptarëve, por në shërbim të interesave të BDI-së për të mashtruar opinionin se gjoja po arrihet përfaqësimi i shqiptarëve në shtet.
Mashtrimi i BDI-së tashmë është çveshur dhe shqiptarët e kanë kuptuar se nevojitet një instrument tjetër më efikas, i cili do të garantojë përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në institucione. VLEN është i përkushtuar për miratimin e një ligji të veçantë, i cili do të rregullojë çështjen e përfaqësimit të bashkësive dhe do të shmang keqpërdorimet e deritashme❗️