Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1.08 %.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 0.50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1.00 denar/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1.360 den/kg dhe do të jetë 43.933 den/kg.
Nga data 29.10.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 77,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 79,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 69,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 69,00 (denarë/litër)