MaqedoniTop Lajme

Shaqiri, Kuzevskës: Tërhiqeni ligjin për “branitellat”, ulemi dhe bashkërisht përpilojmë ligj ku do të përfshihen edhe ish-ushtarët e UÇK-së

Shpërndaje

Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, i është përgjigjur propozimit të djeshëm të zëdhënëses së LSDM-së Bogdanka Kuzevska, e cila tha se mund të kërkohet zgjidhje ligjore për statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së.

Shaqiri i kërkon LSDM-së ta tërheqin propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit për “Branitellat” dhe bashkë të arrijnë në një Ligj të përbashkët kur do të përfshiheshin edhe ish ushtarët e UÇK-së.

“Ja unë nga këtu u bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve politik edhe përfaqësuesve të LSDM-së, le të urdhërojnë ta tërheqin ligjin në fjalë, ulemi që nga nesër e përpilojmë një ligj të përbashkët, ku do t’i përfshijmë edhe ish ushtarët e UÇK-së dhe gjithë të inkuadruarit në luftën e 2001-shit, ku do të bëjmë një zgjidhje të përhershme dhe Maqedonia njëherë e përgjithmonë do ta zgjidhë çështjen e ish ushtarëve të UÇK-së dhe pjesëtarëve të forcave të armatosur, dhe njëherë e përgjithmonë do t’i drejtohemi rrugës së integrimeve europiane dhe nuk do të merremi me çështjet të cilat i takojnë të kaluarës”, tha Kuzeska.