Sindikata: Një mijë euro për të kaluar muajin
Shporta Sindikale është ulur për 57 denarë, krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale të muajit shtator. Megjithatë, vlera totale për një familje katëranëtarëshe vazhdon të jetë shumë e lartë, 61.249,00 denarë, ose gati 1 mijë euro. Nëse familja jeton në banesë me qira, shifra rritet në 76.624 denarë.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë
“Me rëndësi është të ceket se masa e Qeverisë për kufizim të vlerës së marzhave dha një pjesë të rezultatit të dëshiruar, por, për shkak të lakmisë për përfitim tek tregtarët që Shteti duhet të frenojë, ata, kur kuptuan për qëllimin e Qeverisë për këtë masë, i rritën çmimet e të gjitha prodhimeve, ndërsa këtë e konfirmojmë edhe me rritjen e vlerës së disa produkteve ushqimore dhe pijeve në Shportën minimale sindikale për mbi 717 denarë për muajin e kaluar shtator”.
Bojan Stojanoski nga VMRO shfrytëzuan rastin të lavdërohen për uljen e shportës konsumatore e cila pothuajse nuk ndjehet, në vlerën total të shportës, por edhe sqaron se përse nuk është bërë ulje drastike e shportës konsumatore.
Bojan Stojanoski, deputet i VMRO-së
“Ajo që është me rëndësi të thuhet se shporta e përgjithshme e sindikatës është ulur në 57 denarë, por nëse i shihni kontribuesit e shportës konsumatore, do të kuptoni se rritja ose ulja jo drastike është bërë përshkak rritjes së çmimit të veshjeve, derisa ato masa që janë ndërmarrë për zgjerimin e listës pozitive të barnave kanë dhënë rezultat”.
E, nga opozita maqedonase LSDM duke kritukuar pushtetin thonë se vlera e shportës konsumatore vërtetoi se masat e Qeverisë nuk kanë dhënë efekt, ndaj bëjnë thirrje për pranimin e propozimit të tyre për rritjen e pagës minimale.
LSDM
“I bëjmë thirrje deputetit Bojan Stojanoskit tani të dalë para qytetarëve, të pranoj se masat e Qeverisë së Mickoskit, janë të gabuara, pa rezultat dhe të mbështes Ligjin për Pagë Minimale, të propozuar nga LSDM”.
Që masat e Qeverisë të japin efektin e duhur, nga Lidhja e Sindikave të Maqedonisë sugjeruan që në krijimin e masave të përfshijnë edhe sindikatin./SHENJA/