Venera Latifi Azizi dhe Marija Miteva janë emëruar zëdhënëse të Qeverisë së RMV-së
Sot është mbajtur seanca e 25-të e Qeverisë, në të cilën janë zgjedhur zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për zëdhënëse të Qeverisë së RMV-së janë zgjedhur Venera Latifi Azizi dhe Marija Miteva.
Marija Miteva, me profesion është juriste e diplomuar në Universitetin e Shën. Kirili dhe Metodi – Fakulteti Juridik Justiniani I, me megjistraturë në të drejtën afariste dhe provimin e dhënë të jurisprudencës.
Venera Latifi Azizi është ish-redaktore dhe gazetare në Radio Evropa e Lirë në Pragë, redaktore në agjencinë e lajmeve MIA, redaktore dhe prezantuese në Televizionin Alsat M, redaktore në gazetën KOHA, Televizionin A1 dhe media të tjera në vend