VMRO-DPMNE nuk e pranon propozimin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale
Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-ja nuk e pranon propozimin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale në 450 euro. Nga VMRO-DPMNE thonë se “partia e Filipçes sa kishte qenë në pushtet, kishte refuzuar këtë propozim dhe për më tepër, shifrat në përqindje që i propozojnë nuk janë të sakta”.
“Përse LSDM-ja e refuzoi pikërisht këtë propozim, vetëm 130/40 ditë më herët deri sa ishin në pushtet? Kjo është veçanërisht më rëndësi sepse përskaj liderit të LSDM-së ishin edhe ata që ishin kryesorët për krijimin e politikës ekonomike të qeverisë së kaluar, ish drejtorja e Drejtorisë së të Ardhura Publike, ish ministrja Jovana Trençevska, pashë Fatmir Bytyqin, që tregon se qëllimi në vetvete është joserioz, dhe është vetëm për politikë ditore”, u shpreh Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja është duke punuar për një zgjidhje sistematike për rritjen e pagave për të gjithë.
Ndryshe, sot kryetari i LSDM-së Venko Filipçe tha se do të dorëzojnë propozim-ligj për rritjen e pagës minimale në 27.700 denarë, për të mbrojtur standardin e qytetarëve.