Von der Leyen nesër në Tiranë/ Nga takimi me Ramën në Kryeministri tek konferenca për shtyp, zbardhet agjenda
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën pasditen e nesërme.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00 ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Pas takimit, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Rreth orës 17:00, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës./Top Channel