MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti: Populli do ta mbrojë gjuhën shqipe të fituar me gjak, Prishtina e Tirana ta ngrisin zërin

Shpërndaje

Sonte në Negotinë të Komunës së Vrapçishtit dega e BDI-së organizoi Mbledhje me popullin ku ishte prezent edhe lideri Ali Ahmeti si dhe funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Postimi nga Ahmeti:

Në Prishtinë, të hënën, takohen dy qeveritë, dhe pres që në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës të ngris çështjen e cënimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e veriut.

Të njejtën e pres edhe nga partitë politike në Kosovë, që bashkarisht ta ngrisin zërin kundër nëpërkëmbjes së të arriturave kombëtare të fituara me gjak.

Gjuha shqipe është e shqiptarëve, jo e BDIsë, dhe atë do ta mbron populli!

Sonte në Negotinë të komunës së Vrapçishtit u fol hapur e zëshëm kundër poshtërsimit, nënçmimit dhe tentativave për ta zhbërë Marrëveshjen e Ohrit.

Populli ka mllef andaj dhe ftoj partitë tjera politike mos të bëhen pjesë e skenareve jo të mira për vendin dhe për shqiptarët si dhe të braktisin institucionet duke mos i lënë gjurmë turpi kombëtar vetës dhe familjeve të tyre.