Biden: Izraeli dhe Libani aprovojnë marrëveshjen për armëpushim
Joe Biden ka folur pas fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili deklaroi se është pro marrëveshjes për armëpushim me Hezbollahun.
Presidenti amerikan thotë “Izraeli nuk e nisi këtë luftë” dhe as populli libanez, shkruan skynews.
“Që nga fillimi i luftës me Hezbollah, mbi 70 mijë izraelitë janë detyruar të jetojnë si refugjatë në vendin e tyre dhe mbi 300 mijë libanezë gjithashtu janë detyruar të jetojnë si refugjatë në vendin e tyre”, pohoi 82-vjeçari.
Biden thotë se sot është arritur një marrëveshje, e cila do të hyjë në fuqi nesër në orën 4:00, sipas orës lokale.
“Lufta përgjatë kufirit Izrael-Liban do të mbarojë. Kjo është menduar të jetë një ndalje e përhershme e armiqësive. Ajo që ka mbetur nga Hezbollah dhe organizatat e tjera terroriste nuk do të lejohet të kërcënojnë më sigurinë”, deklaroi lideri amerikan.