Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, e ka akuzuar të martën Rusinë për nisje të kërcënimeve bërthamore “plotësisht të papërgjegjshme”, pasi presidenti rus, Vladimir Putin i ka rritur opsionet se kur mund të përdorë Moska armë bërthamore.
“Nuk është hera e parë që Putini luan lojën bërthamore”, ka thënë diplomati evropian në shkuarje, pas një takimi të mbajtur për të shënuar 1.000 ditë të nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Rusia pajtohet me parimin që lufta bërthamore nuk mund të fitohet, prandaj nuk duhet të niset kurrë”, ka thënë ai, duke paralajmëruar që “secila thirrje për luftë bërthamore është e papërgjegjshme”.
Bisedimet brenda bllokut evropian – të dominuar nga nevoja për të rritur mbështetjen për luftën në Ukrainë – kanë ardhur teksa Kievi raportohet të ketë konfirmuar se ka përdorur armë amerikane me rreze të gjatë për të sulmuar territorin rus.
Rusia e ka quajtur këtë veprim si hyrje në “fazë të re” të luftës.