Fillon debati për amendamentet e Propozim-buxhetit të vitit 2025
Me debatin e amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2025, sot duhet të vazhdojë debati i komisionit në Kuvend.
Debati për buxhetin për vitin e ardhshëm në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet zgjat 10 ditë dhe duhet të përfundojë më së voni deri më 30 nëntor pas së cilës vazhdon në seancë plenare. Për propozim-buxhetin e vitit 2025 janë dorëzuar gjithsej 308 amendamente nga të cilat 204 të LSDM-së opozitare. Sipas ligjit, Buxheti për vitin 2025 duhet të votohet deri më 31 dhjetor.
Në ditën e katërt të debatit të Komisionit kuvendor, me të cilin dje ishte përfunduar debati i përgjithshëm, deputetët e pushtetit dhe opozitës kundërshtuan qëndrimet rreth Propozim-buxhetit të vitit 2025. Sipas disave, buxheti është zhvillimor, i brendshëm dhe bazohet në disiplinë, matje të rezultateve, analiza, kontrolle dhe planifikim strategjik, ndërsa sipas të tjerëve është joreal, tregon mungesë vizioni dhe duhet të kthehet për përpunim në Qeveri.
Lupço Nikollovski nga LSDM-ja në pjesën e pasdites të debatit u bëri thirrje deputetëve të flasin në mënyrë konstruktive, me argumente, në drejtim të, siç tha, përmirësimit të buxhetit të propozuar. Debati, vlerësoi, është reduktuar në degradime, nënçmime, akuza dhe për atë se kush i humbi zgjedhjet, në vend se të prezantojë fakte dhe përmbajtje.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët në fjalët e tyre, në përgjithësi, përsëritën shifrat e projektuar me Propozim-buxhetin, akuzuan edhe pushtetin e kaluar. Edhe njëherë u përmendën edhe rritjet e pagave dhe pensioneve, përmirësimi i standardit të studentëve, investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë…
Me Propozim-buxhetin për vitin 2025, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind të PBB-së së planifikuar, ndërsa parashikohet edhe rritje e ekonomisë prej 3,7 për qind.