MaqedoniTop Lajme

Izet Mexhiti: Qeveria ndau 50 milionë euro tjera për projekte për komunat

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në temën e ditës në lajmet e TV Sitel sot deklaroi se komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të marrin 50 milionë euro shtesë për projekte.

Me këtë rast, Izet Mexhiti deklaroi: “Të premten, së bashku me kryeministrin, do të ftojmë të gjithë kryetarët e komunave për 50 milionë euro të reja, të cilat janë nga Ministria e Mjedisit Jetësor përmes një kredie nga Banka Evropiane e Investimeve, të cilat kanë qenë në dispozicion të ministrisë, por kur erdhëm ne, kishte 0 realizim.”

Për kujtesë, pas ndërrimit të pushtetit, qeveria e re bëri ribalancimin e buxhetit për vitin 2024, me të cilin ishin parashikuar 100 milionë euro për komunat. Gjatë muajit të kaluar u nënshkruan marrëveshje midis Qeverisë dhe njësive të vetëqeverisjes lokale për të filluar me zbatimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve.