BotaTop Lajme

John Ratcliffe, shefi ri i CIA-s – lidhjet e tij të forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Shpërndaje

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se John Ratcliffe do të shërbejë si Drejtor i Agjencisë Qendrore të Intelegjencës (CIA).

Trump përmes një njoftimi tha se Ratcliffe ka qenë gjithmonë një luftëtar për të vërtetën dhe ndershmërinë me publikun amerikan.

“Jam i kënaqur të njoftoj se ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe, do të shërbejë si Drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA). Nga zbulimi i bashkëpunimit të rremë rus si një operacion i fushatës së Clinton, deri te kapja e abuzimit të FBI-së me Liritë Civile në Gjykatën FISA, John Ratcliffe ka qenë gjithmonë një luftëtar për të Vërtetën dhe Ndershmërinë me Publikun Amerikan. Kur 51 zyrtarë të inteligjencës po gënjenin për laptopin e Hunter Biden, ishte një, John Ratcliffe, që po thoshte të vërtetën për Popullin Amerikan”, thuhet në njoftimin e tij.

Trump nominoi për herë të parë Ratcliffe në krye të inteligjencës amerikane në vitin 2019, megjithëse Ratcliffe më vonë u tërhoq mes shqetësimeve mbi kualifikimet e tij për këtë rol.

Megjithatë, ai u konfirmua vitin e ardhshëm pasi Trump e rikanidoi atë për të udhëhequr inteligjencën amerikane.

Kur Ratcliffe u konfirmua si i nominuar në këtë pozitë në vitin 2020 nga Senati me shumicë republikane, të gjithë senatorët demokratë votuan kundër emërimit të tij, duke përmendur mungesën e përvojës së tij.

Me republikanët që do të kontrollojnë sërish dhomën vitin e ardhshëm, dhe me muaj përvojë, ai pritet të miratohet lehtësisht këtë herë.

Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA. Në vitin 2020 kur u zgjodh në krye të inteligjencës amerikane, pak minuta më pas, Ratcliffe u pa një lokalin e një shqiptari nga Kosova, që jeton në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta online Reporteri.net.