MaqedoniTop Lajme

LSDM: Mickoski ta mbështesë propozimin – Funksionarët të kenë vetëm shtetësi të RMV-së!

Shpërndaje

Skandali me Sanja Bozhinovskën që disa herë gënjeu qytetarët për shtetësinë e saj bullgare si dhe motivet e vërteta për ta kërkuar këtë gjë, tregon dyfytyrësinë e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, thonë nga LSDM-ja. Sipas tyre, derisa Mickoski thotë se është kundër Bullgarëve në Kushtetutë, atij nuk i pengon, sic thonë, bullgarizimi në Qeveri. Socialdemokratët thonë se qytetarët meritojnë liderë që nuk kanë atdhe rezervë, por që janë lojal ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Për këtë shkak LSDM-ja do të dorëzojnë nismën për ndryshime ligjore në Kuvend ku do të vehet kushti I qartë; Kryeministri, Zv/Kryeministrat, Ministrat, Deputetët dhe Presidenti i vendit të jenë personat vetëm me shtetësi maqedonase. Këto ndryshime, do të kërkojmë që të vlejnë edhe për përbërjen aktuale të Qeverisë. Lojaliteti ndaj popullit dhe së ardhmes së vendit tonë është parakushti kryesor për secilin që kërkon besimin dhe ka përgjegjësi ta drejtojë shtetin. Qëndrimi ynë është I qartë; politikanët duhet të jenë lojal ndaj popullit dhe shtetit. I bëjmë thirrje Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së ta mbështesin këtë nismë ku do t`i sigurojmë institucionet se do të udhëhiqen nga njerëz të sinqertë që qëndrojnë pas shtetit dhe njerëz që nuk janë nën ndikimin e shteteve tjera”, deklaroi Mende Ilievski nga LSDM.