MaqedoniTop Lajme

Mickoski e porositi BDI-në të përgatitet për përgjegjësi

Shpërndaje

Kryeministri Hristian Mickoski sot e porositi BDI-në të përgatitet për përgjegjësi, ndërsa për zgjedhje kur të vijë koha do të përgatitemi.

Porosia nga kryeministri Mickoski ishte me kërkesë të gazetarëve për të komentuar deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokalet në tetor të vitit të ardhshëm.

Mes tjerash Ahmeti i dërgoi edhe porosi Mickoskit ku tha se “le të përgatitet mirë dhe të dalë në fushë të mejdanit”.

E për këtë deklaratë kryeministri Mickoski tha se “udhëheqësia e BDI-së duhet të përgatitet për përgjegjësi, kur të vijë koha.