Në dhjetor bëhet publike masa e kursimit “Shporta e Vitit të Ri”
“Kanë nisur përgatitjet për shportën konsumatore të Vitit të Ri. Publike do të bëhet muajin e ardhshëm me rreth 500 prodhime”, paralajmërojnë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.
Kjo masë, sic thuhet, ështe realizuar në konsultime me Odat Ekonomike, sektorin e biznesit, Sindikatat dhe Asociacionin për Mbrojtjen e Konsumatorëve.
“Do të ketë prodhime tjera, por do të përsëriten edhe produktet e njëjta. Më kryesore për qytetarët është se do të përfshihen produkte që më së shumti harxhohen në tryezat për Vitin e Ri dhe festat para dhe pas Vitit të Ri. Jemi kujdesur që të përfshihen pikërisht këto prodhime”, tha Risteski.
Por, çmimi i lartë i energjisë elektrike, po bëhet kërcënim për valë të ri të shtrenjtimeve.
Nga Industria prodhuese thonë se për një muaj çmimi i rrymës elektrike në tregun e hapur është rritur për mbi 200% dhe nëse vazhdon ky trend nuk janë të sigurtë nëse mund të mbajnë çmimet në nivelin aktual.
Për këtë shkak, javën e kaluar kanë patur takime me Ministrin e Ekonomisë, ku kanë theksuar se për shkak të çmimeve të energjisë elektrike, ndoshta nuk është koha për të krijuar të ashtuquajturën “Shportën e Vitit të Ri”.
Ndërkohë po krijohet edhe çmimi i ri i rrymës elektrike për amvisëritë.
Kryeministri Mickoski disa herë ka potencuar se nuk do të ketë rritje enorme të çmimet, por nëse do të ketë shtrenjtime kjo do të jetë deri 3%.