Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë programin e bashkëpunimit në trajnim ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, kanë takuar ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili thotë se ua dha lajmin e mirë rreth këtij Programi, pas kërkesës që i ka bërë ish-Ministres së mbrojtjes gjatë vizitës të mëparshme në Kanada.
Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaxi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak.
Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij Programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-Ministres së mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada.
Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë!