MaqedoniTop Lajme

Pa 1.000 euro nuk mbijetohet! Nga janari e deri më tani shporta minimale është rritur mbi 4800 denarë

Shpërndaje

Pa 1.000 euro, një familje me katër anëtarë nuk mund ta mbijetojë muajin. Shporta minimale sindikale në muajin nëntor arriti 62.021 denarë, ndërsa shpenzimet minimale për një familje për vetëm një muaj ishin më të larta për 772 denarë, si rezultat i rritjes së çmimit të produkteve ushqimore bazë. Për qytetarët që jetojnë me qira prej 60 metrash katrorë, shpenzimet janë më të larta dhe arrijnë në 77.396 denarë. Sindikata me reagim – Qeveria të frenojë tregtarët që abuzuan me masat, sepse hapat e ardhshëm mund të jenë greva dhe protesta.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, i ftuar në emisionin “Daily Click” në Tv 21, tha se masat e Qeverisë po japin rezultat.

Ministri tha se tashmë po punohet për shportën e Vitit të Ri, e cila do të jetë e vlefshme nga 15 dhjetori deri më 15 janar. Tregtarët do të zgjedhin vetë produktet me çmime më të ulëta. Marzhet nga prodhuesit do të ulen për 5 % dhe 5% të tjera nga tregtarët.