Qeveria kroate i jep miratimin Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e dronëve turq “Bayraktar TB2”
Qeveria kroate i dha miratimin Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e sistemit të mjeteve ajrore të armatosur pa pilot të Türkiyes “Bayraktar TB2”, njoftojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.
Sipas mediave, madhësia financiare e marrëveshjes është 84,6 milionë euro dhe paketa në fjalë përfshin shumë artikuj, si sistemi i mjeteve ajrore pa pilot, si dhe trajnimi në Türkiye.
Ministri kroat i Mbrojtjes Ivan Anusic vlerësoi se blerja e dronit Bayraktar TB2 është urgjent dhe i rëndësishëm.