Anadolu filmon mjetet torturuese të regjimit të rrëzuar në njësinë e sigurisë në Halep të Sirisë
Ekipet e Agjencisë Anadolu (AA) filmuan mjetet e përdorura në torturë në degën e Shërbimit të Sigurisë Politike në Halep të regjimit të rrëzuar Baath në Siri.
Ekipet e AA-së në Halep filmuan dhe dokumentuan gjurmët e torturës dhe kushteve çnjerëzore pas dyerve të mbyllura të degës së Shërbimit të Sigurisë Politike nga regjimi i rrëzuar.
Mjetet e torturës tërhoqën vëmendje në degën në fjalë, ku kishte shumë qeli dhe reparte me emrat dhe datat e të burgosurve të gdhendur në dyer. Në pamjet e filmuara mund të shihen kamxhikë, shirita të syve, goma dhe pranga me zinxhirë të varur në tavan, të përdorura në tortura fizike.
Janë filmuar po ashtu fotografi biometrike të shumë njerëzve, përfshirë edhe gra, në dhomat e regjistrimit të dokumenteve që përdornin rojet e sigurisë aty.
Nga mbetjet e ushqimeve dhe pijeve të regjistruara në qeli kuptohet se kohët e fundit shumë njerëz kishin qëndruar aty dhe se nga batanijet në dysheme shihet se këta njerëz flinin në ambient të ngushtë në dysheme.