MaqedoniTop Lajme

ASh-Sela: VLEN e shkeli edhe premtimin e fundit, kaluan 6 muaj nuk ka bisedime me BE-në – DORËHEQJE!

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën ka kritikuar koalicionin shqiptar në Qeveri – VLEN-in për siç thonë, mospërmbushjen e premtimit të brenda 6 muajve të parë të qeverisjes do të miratohen ndryshimet kushtetuese, transmeton TV21.

“U bënë 6 muaj nga formimi i Qeverisë dhe nga premtimi i dhënë nga të gjithë funksionarët e koalicionit VLEN se brenda kësaj periudhe do të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe vendi do t’i hap bisedimet me Bashkimin Europian. Dëgjuam edhe zotime të llojit se “ne jemi kozistent” dhe se do ta rishqyrtojmë qëndrimin në Qeveri nëse brenda 6 muajve nuk bëhen ndryshimet kushtetuese.

Qytetarët janë dëshmitarë se eksponentët e VLEN deri më tani kanë shkelur shumë premtime dhe asnjë prej tyre nuk e kanë mbajtur. Por, kësaj radhe ju bëjmë thirje që ta bajnë një premtim të vetëm që edhe ata mos të kenë më raste të reja ku do të detyrohen të shkelin premtime. I ftojmë që të binden se si pasojë e mungesës së legjitimitetit, ata nuk kanë as peshë politike në atë Qeveri dhe as si pyet kush për asgjë.

Përveç autoritetit të tyre që ju ka rënë në nivelin më të ulët, me qëndrimin e mëtejmë në Qeveri, VLEN po rrezikon edhe dinjitetin dhe të ardhmen e qytetarëve dhe mban gjallë vetëm projektin antishqiptar dhe antieuropian të padronëve të tyre.