BDI del para mediave! Ora 16:00, sot para Gjykatës Kushtetuese
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se sot në orën 16:00 do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media, që siç tha, konferenca do të mbahet përpara ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese
“Të nderuar,
Ju ftojmë të merrni pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e cila do të mbahet sot, e diel, më 8 dhjetor 2024, në ora 16:00, përpara ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e BDI-së.